Në distancë nga njëri-tjetri dhe pranë parcelës me kanabis, si u gjetën dy trupat e të rinjve në Malësinë e Madhe

Aktualitet
Në distancë nga njëri-tjetri dhe pranë parcelës me

Të tjera detaje janë zbardhur nga gjetja e trupave të dy të rinjve Kelment Pepaj dhe Vilson Çutaj. Mësohet se kufomat janë gjetur pranë parcelës së kanabisit që mendohet se është bërë shkak për vrasjen e tyre.

Trupat e tyre mësohet se janë gjetur në një distancë të largët nga njëri tjetri.

Dyshohet se autor i vrasjes së tyre është Danjel Pepaj i cili është dhunuar në datën 2 tetor nga Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.

Ata e akuzonin Danjelin për vjedhjen e 50 kg marijuanë dhe siç mendohet pas sherrit ky i fundit I ka thirrur për t’u sqaruar.

ME TE LEXUARAT