Ndryshimet zgjedhore, Meta: Jam i detyruar t’i kthej në kuvend

Politikë
Ndryshimet zgjedhore, Meta: Jam i detyruar t’i kthej në kuvend

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një interviste në emisionin “Opinion” u shpreh se nuk do t’i dekretojë ndryshimet zgjedhore dhe do t’i kthejë ato pas në kuvend. Meta tha se ky vendim i tij vjen pas reagimit të PPE-së lidhur me votimin e këtyre ndryshimeve në kuvend.

Duke folur njëkohësisht për raportet me Kryeministrin Rama, ai u shpreh se në kuptimin personal raportet mes tij dhe zotit Rama janë pozitive.

“Nëse do të kishit një kamera të fshehtë ju do të shihnit që raportet mes meje dhe Kryeministrit janë të shkëlqyera. Në kuptimin personal ai është shumë i dashur, shumë i repsektueshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Problemi është që kur jam larguar unë nga Kryeministër në vitin 2002 , Shqipëria ishte përfshirë në procesin e stabilizim asocimit dhe Serbia e Mali i Zi nuk ishin përfshirë, Sot ata janë shumë përpara nesh, ndërsa për ne as që bëhet fjalë, aq më tepër pas votimit të njëanshëm”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse do ta kthejë mbrapsh votimin e kodit zgjedhor, Presidenti tha: “Unë, tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian”.

ME TE LEXUARAT