Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Soreca: Na vjen keq që u miratuan pa kompromis

Politikë
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Soreca: Na vjen keq që u miratuan pa

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka shprehur keqardhjen që ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan më 5 tetor pa kompromisin e të gjitha palëve.

Soreca theksoi se ndryshimet në kodin Zgjedhor kanë mundësuar plotësimin e një prej kushteve të Shqipërisë për t’u ulur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë deklaratë Soreca e ka bërë në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian ku po prezantohet pikërisht progres-raporti i KE për Shqipërinë.

Ambasadori theksoi se dialogu politik në Shqipëri duhet të përmirësohet.

”Më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të larta e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis, para votimit.”- tha Soreca.

ME TE LEXUARAT