Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndihmoi në vjedhjen e ‘Audi’-t, ku humbi jetën 26 vjeçari/ Arrestohet Flogert Vogli dhe shpallet në kërkim një tjetër

Një aksident i ndodhur në Fushë Krujë solli vdekjen e 26 vjeçarit Gen Deva dhe plagosjen e Flogert Voglit.

Pas hetimeve, policia zbuloi se dy personat që po udhëtonin në automjetin tip “Audi” kishin tentuar që të vidhnin një banesë. Ata po mundoheshin që t’i iknin policisë dhe për këtë arsye kanë shkaktuar edhe aksidentin.

Sipas informacioneve, është arrestuar Flogert Vogli i cili ishte drejtuesi i mjetit ku ndodhi aksidenti dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër.

Burime bëjnë me dije se Alfons Leka nga Borizana ka marrë me qira në një pikë qiradhënie auto-veturash në Vorë makinën tip “Golf”, me të cilën u vodh “Audi” në Milot.

Për këtë arsye Alfons Leka është shpallur në kërkim si i përfshirë në vjedhjen e “Audit”, i cili u aksidentua dje në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Pas kontrolleve të policisë në banesën e Flogert Voglit, policia gjeti makinën tip “Golf”, më të cilën u krye vjedhja e makinës tjetër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet