“Më pak varfëri e vuajtje”, Meta: Përmes arsimimit mund të ndryshojmë të ardhmen e vendit

Politikë
“Më pak varfëri e vuajtje”, Meta: Përmes arsimimit

Presidenti Ilir Meta deklaroi se është detyrë e të gjithëve të angazhohen për një shoqëri më të mirë, me më shumë paqe, pajtim dhe me më pak varfëri, vuajtje e përjashtime.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit theksoi se vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja. Sipas Metës, këtë mision e përmbush fondacioni ‘Jo-Gjakmarrjes! – Po jetës!’, me në krye Pastoren Elona Prroj, ku i ka dhënë Titullin e lartë ‘Nënë Tereza’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

MESAZHI I METËS

E drejta për arsimim, por edhe për përkujdesje, socializim dhe integrim është sot një domosdoshmëri për dhjetëra fëmijë të familjeve të ngujuara për shkak të fenomenit të papranueshëm të gjakmarrjes, por edhe atyre në nevojë.

Vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja.

Këtë mision po e realizon më së miri, prej 10 vitesh edhe Fondacioni ‘Jo-Gjakmarrjes! – Po jetës!’, me në krye Pastoren Elona Prroj, duke u bërë një zë i fuqishëm për falje dhe pajtim në Shqipëri dhe jo vetëm.

Por zgjidhja e këtyre plagëve sociale nuk i duhet lënë në dorë vetëm individëve dhe fondacioneve jofitimprurëse.

Është detyrë e të gjithëve ne, e institucioneve përgjegjëse në radhë të parë të angazhohen për një shoqëri më të mirë, me më shumë paqe, pajtim dhe me më pak varfëri, vuajtje e përjashtime.

Në vlerësim të kontributit të spikatur të dhënë në këtë drejtim kisha sot kënaqësinë të vlerësoja zonjën Elona Prroj, drejtuese e Fondacionit “Jo Gjakmarrjes! – Po Jetës!” Titullin e lartë ‘Nënë Tereza’.

ME TE LEXUARAT