Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Më erdhi keq për gjendjen e tij”, Spiropali-Metës: Përmende armët, është shumë e shëmtuar

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar deri në kufijtë e fyerjes Presidentin e Republikës Ilir Meta sot gjatë një interviste pë gazetarin Fevziu.

Spiropali tha se i vinte keq të shihte Metën në atë gjendje, duke aluduar se presidenti ishte i dehur pas një dreke në qytetin e Durrës.
Spiropali: Doja ta nisja me një narracion spiropalist siç e quan Shkullaku.

Por kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli pë rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor

Fevziu: Çfarë rëndëise ka shkojmë diekt te teza s’ka rëndësi e ha të gjatë aop të shkurtër drekën presidenti…
Spiropali: Ka rëndësi sepse gjuha e dollive që u përdor në të intervsitë që u përmendën armët, u përmendën dhe mbrëmë në një intervistë, është shumë e shmëtuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet