Kosova në disavantazh, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

Sport
Kosova në disavantazh, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Rezultati është 2-1 në të mirë të vendasve. Kosova e nisi mirë takimin me një dominim të lehtë, por ishte një autogol i Fidan Alitit që ndryshoi ritmin e lojës. Reagimi i Kosovës nuk o vonuar dhe shifrat i barazoi në minutën e 29’ Florent Hadërgjonaj me një gol të bukur pas daljes së gabuar të portierit të Maqedonisë së Veriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendasit e rikthyen epërsinë pas vetëm katër minutave pasi me kokë për 2-1 realizoi Darko Velkovski. Me këtë rezultat skuadrat kanë shkuar në pushimin mes dy pjesëve.

ME TE LEXUARAT