Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

KLP thirrje prokurorëve që kaluan Vettingun: Aplikoni për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është drejtuar me një thirrje prokurorëve të Shqipërisë që kanë kaluar vettingun të aplikojnë për në Gjykatën Kushtetuese.
Me një deklaratë, KLP kërkon që prokurorët të aplikojnë deri më 14 tetor për dy vendet vakante.

Po ashtu sipas KLP, atyre prokurorëve që u mbaron mandati në GJK do të rikhehen në sistem me kërkesën e tyre, në një pozicion të barasvlershëm me statusin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

”Me propozim të Kryetarit të Këshillit, z. Gent Ibrahimi dhe me miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm në seancën plenare, rendit të ditës i është shtuar dhënia e një interpretimi ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndaj kërkesës së prokurorëve për verifikimin e mundësisë e rikthimit në sistemin e prokurorisë të prokurorëve, pas mbarimit të mandatit të tyre eventual në Gjykatën Kushtetuese. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që, me anë të një deklarate, t’u bëjë thirrje publike të gjithë prokurorëve të vendit, të cilët kanë kaluar procesin e vettingut me vendim të formës së prerë, të aplikojnë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, deri në datën 14 Tetor 2020, kohë kur mbaron afati për pranimin e aplikimeve.

Këshilli deklaron se dispozitat të sipërpërmendura gjatë diskutimeve në mbledhje përbëjnë një bazë ligjore të mjaftueshme për t’u garantuar prokurorëve që, pas mbarimin e mandatit në Gjykatën Kushtetuese, ata do të rikthehen në sistemin e prokurorisë me kërkesën e tyre, në një pozicion barasvlershmën me statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.”– shkruan KLP.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet