“Karrigen e ka nga doktori i madhërishëm”, Meta: Babai i Ramës ishte artist i mirë por se dekoroj

Politikë
“Karrigen e ka nga doktori i madhërishëm”, Meta: Babai i

Presidenti Ilir Meta i futar në emisionin “Opinion” ka deklaruar se kryeministri Rama është në krye të OSBE-së vetëm falë ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilit i drejtohet me termin “Doktori i madhërishëm”.

Ndërkohë ai është shprehur se edhe mund ta dekoronte babanë e Edi Ramës, Kristaq Ramën sepse ishte artist shumë i mirë, por nuk e bën këtë pasi ai ka qenë një nga firmëtarët për të varur poetin Havzi Nela në vitin 1988.

“Unë nuk e di se çfarë thonë ambasadat. Unë jam president dhe di që Shqipëria është vite larg Serbisë dhe Malit të Zi për anëtarësimin në BE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Populli është me presidentin, siç ishte në 2 mars, ta keni të qartë. Vetëm mëshira e presidnetit e shpëtoi atë, se populli kërkonte shpërndarje parlamenti. Nëse kryetari i PS nuk reflekton me kthimin mbrapsht të ndryshimeve nga presidenti, të cilat do të jenë të mirëargumentuara. Nëse ai shkel 5 qershorit, ai nuk i fton shqiptarët në zgjedhje, i fton në referendum.

Rama karrigen e OSBE e ka falë doktorit të madhërishëm që vuri firmën 10 vite më parë.

Babanë e Edi Ramës do ta kisha dekoruar se ishte artist shumë i mirë, por s’mund ta bëj këtë pasi ai ka firmosur për të varur Havzi Nelën në vitin 1988”, tha Meta ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT