Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishin infektuar me COVID-19, dy vëllezërit humbin jetën brenda 3 ditësh

Një tragjedi ka ndodhur në familjen Qafleshi nga Dragashi, brenda tri ditësh kjo familje ka humbur dy persona si pasojë e koronavirusit.
Vëllezërit Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin, kështu njëri ndërroi jetë në moshën 57 vjeçe e tjetri në të 60-at.

Të dy ishin duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, ka thënë se vdekja e vëllezërve Qafleshi është humbje e madhe.

‘Para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllezërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin’, tha Shabani.

Ai shtoi se gjendja me koronavirusin në komunën që udhëheq është e qëndrueshme dhe po bëhet gjithçka për tejkalimin e kësaj situate.
Ndërkohë, komuna e Dragashit i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qafleshi, me rastin e ndarjes nga jeta të dy vëllezërve.

‘Me pikëllim të thellë e morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllezërve nga Bellobradi, Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi të prekur nga COVID-19. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerve, shokëve dhe gjithë qytetarëve. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës’, thuhet në telegram ngushëllimin e tyre.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri total i rasteve pozitive është 15,938 raste nga 71,865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsejtë 14,143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,157.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet