Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit: Sekti i Rilindjes po u bën presion administratës për votën

Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, mbështetëse e LSI, denoncoi se në Elbasan po ushtrohet presion ndaj administratës publike për votën. Rira tha për mediat se ky është një veprim i ulët që e bën mazhoranca sepse është e frikësuar nga humbja.

“Të tmerruar nga humbja e thellë që i pret, sekti i Rilindjes ka filluar manovrat dhe nuk po lënë gur pa lëvizur për të manipuluar zgjedhjet e radhës. Aty ka filluar shpërndarja e formularëve të patronazhit të Rilindjes, apo formularëve të këtij tipi, ku çdo të punësuari në administratën publike, i kërkohet të mbushë një listë me 30 emra, me nr tel dhe me ID përkatëse.

Ky veprim arbitrar, është haptazi në kundërshtim me çdo qëndrim të OSBE-ODHIR pasi konfirmon qartazi përfshirjen me dhunë të administratës publike në fushata elektorale duke i kërcënuar këta të fundit me largimin nga puna nëse refuzojnë këta formularë. Theksojmë se veprime të tilla, përbëjnë vepër penale dhe autorët do të përgjigjen ligjërisht.”, tha Rira.

Miranda Rira paralajmëroi se ndryshimi i madh do të ndodhë në datën 25 prill. Ajo inkurajoi qytetarët që të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet