Grabiti bizhuteri me vlerë 60 mijë euro, arrestohet shqiptari. Hyri në shtëpi nga tubi i gazit

Aktualitet
Grabiti bizhuteri me vlerë 60 mijë euro, arrestohet shqiptari. Hyri

Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar në Spezia për të cilin Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 4 vite burg për grabitje.

Sipas mediave italiane, në vitin 2013, shqiptari në bashkëpunim me 2 persona të tjerë grabitën disa sende me vlerë brenda një shtëpie në rrugën Fossitermi.

Ata u futën brenda banesës përmes tubit të gazit dhe vodhën bizhuteri e ora të cilat kapnin vlerën e 60 mijë eurove.

Por ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve bëri të mundur kapjen e 2 personave ndërkohë që shqiptari arriti të shpëtojë.

Pasi u arrestua këtë të enjte (8 tetor), ai u dërgua në burgun e Spezias.

ME TE LEXUARAT