Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gara e PD në Mallakastër konfirmohen 3 kandidatët, mes tyre Alibeaj dhe Kapllani

Dega e PD-së në Mallakastër ka konfirmuar nga votimet e sotme tre kandidatët në listë për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të arshshëm. Ish-deputetin Enkelejd Alibeaj, ish-kreun e bashkisë Agron Kapllani dhe Albert Avdulajn.

Nga 930 anëtarë të kësaj dege votuan 60% dhe si rezultat 85% kanë konfirmuar tre kandidatët për në fazën tjetër.

Ndërkohë që nga 500 anëtarë të degës së PD-së në Roskovec votuan 47% e tyre. Besnik Brahimaj, Diana Kociu, Almer Toska dhe Edmond Çepele janë kandidatët e zgjedhur nga Roskoveci.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

“Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike” sqaron PD-ja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet