Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Erdogan provokon Greqinë: Turqia nuk do të tërhiqet kurrë në Egje dhe Mesdhe

Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar në një gazetë të Katarit se “Turqia nuk do të tërhiqet kurrë në Egje dhe Mesdhe”.

Erdogan gjithashtu akuzoi Greqinë se ishte ajo që shkaktonte tension në rajon me “veprimet e saj të njëanshme”.

Ai sulmoi gjithashtu Francën, duke deklaruar se është Parisi “me kolonializmin e njohur” që fshihet pas qëndrimit të Greqisë dhe Greko-Qipriotëve, shkruajnë mediat greke.

“Ne kemi deklaruar me forcë në të gjitha forumet se nuk do të pranojmë një zgjidhje që injoron Turqinë dhe palën Turqi-Qipriote dhe na kufizon në brigjet tona. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri të drejtat tona në çdo kohë dhe në të gjitha kushtet”, shtoi Erdogan.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet