Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Emri, zgjidhet kryetarja e re e PS në Sarandë

Ditën e sotme është zgjedhur edhe kryetarja e re e Partisë Socialiste në Sarandë.
Ajo është Lindita Kondi, e cila ka filluar punën organizative për fushatën e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmin e bën të ditur deputeti Alket Hyseni, i cili shprehet se socialistët do të trokasin në çdo derë sarandioti për mandatin e tretë të Edi Ramës.

“Asambleja e PS Sarandë, nën drejtimin e Kryetares së re, Lindita Kondi, fillon punën organizative të gjithë trupës socialiste, në aleancë me njerëzit e zakonshëm, për mandatin e tretë të Edi Rama dhe PS.
Trokasim në çdo lagje, në çdo derë, në çdo zemër sarandioti dhe ecim së bashku 2021-2025”, shkruan Hyseni.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet