Dështon ligji i rimëkëmbjes në Kosovë, bizneset pa ndihmë financiare

Kosovë&Rajon
Dështon ligji i rimëkëmbjes në Kosovë, bizneset pa

Projekti i qeverisë me 385 mln euro nuk po merr votat e nevojshmë në Kosovë.

Qeveria për të gjashtën herë me radhë nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme nga Kuvendi për miratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, duke i lënë bizneset pa ndihmë financiare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo nuk i pengoi pozitën e opozitën që projektligjin ta shfrytëzojnë për debat politik.

Në këtë debat, opozita kërkoi dorëheqjen e Qeverisë, duke thënë se mungesa e 50 për qind të votave të deputetëve tregon pafuqi politike të koalicionit qeverisës.

Në vazhdim zëvendëskryeministri nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ftoi Lëvizjen Vetëvendosje që ta sjell në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Përveç për ligjin për rimëkëmbje ekonomike, me debat dhe zvarritje është përcjell edhe ligji për parandalimin e përhapjes së Covid 19, ai për mbrojtjen e vlerave të UCK-së e rezolutën për dialog.

ME TE LEXUARAT