Artan Hoxha: Shqipëria e mbushur me drogë, policia kishte dijeni për kanabisin në Malësinë e Madhe

Aktualitet
Artan Hoxha: Shqipëria e mbushur me drogë, policia kishte dijeni

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha në “Syri Tv” se policia kishte dijeni për drogën në Malësinë e Madhe, për shkak të së cilës u vranës edhe dy të rinj, ndërsa theksoi se policia synonte devijimin e hetimeve për kanabisin.

“Të shtunën dhe të dielën policia nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes. Njoftimin e parë policisë nuk ia kanë dhënë familjarët, por personat që kanë dëgjuar të shtënat. Në informacionin e parë më thanë se ka dy të vrarë dhe dy të zhdukur.

Nuk jam kontaktuar as nga policia dhe as nga familjet. Kam dhënë informacionin, kam pritur reagimin. Më ka shqetësuar fakti që policia dha një informacion të rremë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Drejtuesit e policisë kanë pasur dijeni se aty ka pasur kanabis. Katër parcela që janë gjetur aty, duan numër të madh njerëzish të angazhuar dhe nuk ka si të mos dihet kjo. Policia po mundohej të devijonte të vërtetën. Fakti sot është konkret.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pse u desh pesë ditë të shkonin te parcelat me kanabis? Sot është vajtur te parcelat, jo te kufomat,” tha Hoxha. Ai u shpreh se Shqipëria është e mbushur me drogë, ndërsa ka treguar edhe mënyrën e përdorur nga trafikantët që të mos zbuloheshin nga filmimet e policisë nga ajri.

Sivjet shpërndarja gjeografike është gati në çdo rreth të republikës. Po vjen era kanabis dhe barut. Filmimi është bërë nga ajri dhe parcelat e mbjella dilnin se kishin patate dhe domate.

ME TE LEXUARAT