Zgjerohet lufta Armeni-Azerbajxhan, Irani paralajmëron

Bota
Zgjerohet lufta Armeni-Azerbajxhan, Irani paralajmëron

Pas përleshjeve në Nagorno-Karabak, Irani ka paralajmëruar se rinisja e luftimeve në mes të fqinjëve, Azerbajxhanit dhe Armenisë mund të përshkallëzohet në luftë më të madhe rajonale.

presidenti Iranian, Hasan Rohani, ka thënë se shpreson në rikthim të stabilitetit në rajon gjatë ditëve të ardhshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rajoni është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo drejtohet nga popullsia etnike armene.

“Ne duhet të jemi të vëmendshëm që lufta në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit të mos shndërrohet në luftë rajonale”, ka thënë presidenti.

Komentet e tij kanë ardhur pas raportimeve se disa predha kanë arritur në disa fshatra në Iran, nga kufiri verior që ndan më Armeninë dhe Azerbajxhanin.

“Paqja është baza e punës sonë dhe ne shpresojmë në rikthim të stabilitetit në rajon në mënyrë paqësore”, ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT