Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet zogu më i rrallë i vëzhguar në 64 vite, çfarë e bën kaq të veçantë

Studiuesit në një rezervat natyror në Pensilvani zbuluan një zog me të vërtetë të çuditshëm, ngjyra e pendëve e të cilit ka karakteristika të femrave dhe meshkujve.

Ky lloj zogu me pendë me ngjyra të ndezura janë dimorfe seksualisht, që do të thotë se meshkujt dhe femrat kanë pendë me ngjyra të ndryshme.

Por një zog i vërejtur në Rezervatin Natyror Powdermill u nda në mes – rozë në anën e djathtë dhe të verdhë në të majtë.
Specia femër

Gjendja, e quajtur “gynandromorphism” dypalësh, do të thotë që zogu është mashkull dhe femër njëkohësisht, me një vezore dhe një testikuj.
Mashkull

Kjo ndodh kur dy spermatozoidë fekondojnë një vezë që ka dy bërthama në vend të një. Kjo bën që veza të zhvillojë një kromozom nga secili seks.

Fenomeni është vërejtur në më pak se dhjetë zogj që kur Qendra e Kërkimeve filloi vëzhgimin e zogjve 64 vjet më parë.
“I gjithë ekipi ishte shumë i ngazëllyer kur pa një gjë të rrallë nga afër, dhe po kalon këtë përvojë që vjen një herë në një jetë,” tha Annie Lindsay, menaxhere e programit të shpendëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet