Trump u prek nga "korona", shqetësime dhe kritika nga votuesit

Bota
Trump u prek nga "korona", shqetësime dhe kritika nga votuesit

Në qendër të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara është kthyer pandemia për shkak të infektimi të Presidentit Donald Trump me koronavirus.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të të infektuarëve në botë, me më shumë se 7.4 milionë raste dhe mbi 209,000 vdekje, spas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i votuesve në të gjithë vendin ka qenë i përzier. Shumë amerikanë që shprehin keqardhje për presidentin, por me shumë të tjerë që e fajësojnë atë për minimizimin e seriozitetit të pandemisë dhe për dështimin e tij për të ndjekur protokollet e shëndetit publik.

Mbështetësit e Presidentit Trump u mblodhën gjatë fundjavës pranë Qendrës Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed në periferi të Merilendit, ku presidenti ishte shtruar për t’u trajtuar nga koronavirusi, për t’i uruar atij shërim të shpejtë.

Të dielën mbështetësit e tij brohoritën ndërsa presidenti Trump doli për pak kohë nga spitali për të përshëndetur turmën nga makina e tij. Por disa ekspertë mjekësorë ngritën shqetësime për dy agjentët e Shërbimit Sekret që ishin në makinë me presidentin e infektuar.

Agjencia Reuters ka bërë një sondazh ku tregon se shqetësimet e shumta për mirëqenien e presidentit mund të mos kenë ndihmuar fushatën e tij të rizgjedhjes, ndërsa rivali demokrat Joe Biden e ka shtuar epërsinë ndaj presidentit Trump me 10 për qind në shkallë vendi.

Në të njëjtin sondazh, gati dy të tretat e të anketuarve mendojnë se presidenti, i cili ka mbajtur tubime të mbushura me njerëz dhe është tallur me mbajtjen e maskave, ndoshta nuk do të ishte infektuar nëse do ta kishte marrë më seriozisht virusin.

Votuesin kritikë ndaj presidentit i kanë shoqëruar shqetësimet e tyre për gjendjen e tij shëndetësore, me kritika të ashpra për atë që ata e shohin si sjellje të pamatur.

Më shumë se 36 milionë raste me Coivd-19 në botë.

ME TE LEXUARAT