Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi me bombë vret 19 civilë në Siri

Në një qytet të kontrolluar nga rebelët janë vrarë 19 civilë në një sulm me makinë-bombë në një qytet verior sirian të kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Turqia, raporton BBC.

Tetëdhjetë persona të tjerë u plagosën kur automjeti shpërtheu pranë një stacioni autobusi në al-Bab, rreth 40 kilometra në veri-lindje të qytetit Alepo.

Ende janë në kërkim të të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara. Nuk dihet ende kush qëndron prapa këtij sulmi.

Ka pasur një numër sulmesh në al-Bab që kur u mposht grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) dhe ky rajon u vendos nën kontrollin e rebelëve dhe trupave turke më 2017.

Ankaraja thotë se kurdët në Siri, që i përkasin Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit kanë lidhje me militantët kurdë në Turqi të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që i konsideron organizatë terroriste.

Ndërsa SHBA-ja pretendon se YPG-ja, e cila i ka ndihmuar në mposhtjen e grupit militant, Shtetit Islamik në Siri, është subjekt i ndarë nga PPK-ja.

Dy zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara dënuan incidentin e ndodhur të martën.

Koordinatori humanitar, Imran Riza, për Sirinë dhe Kevin KennedyImran koordinator rajonal humanitar për krizën në Siri, shprehën ngushëllimet e tyre të thella për familjet e viktimave dhe u kërkuan të gjitha palëve në konfliktin e Sirisë tu përmbahen detyrimeve të tyre për të garantuar sigurinë e civilëve.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet