Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sarandë, u aksidentua mbrëmjen e djeshme me motor, ndërron jetë 70-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Sarandë një 70-vjeçar i aksidentuar me motor. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë fshatit Livadhja, Bashkia Finiq.

Kristo Kotika 70-vjeç ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një bordurë. Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës me plagë të shumta në kokë dhe trup.

Ndonëse ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet