Rritja e pagave, Presidenti Meta reagon pas Ramës: Është fatkeqësi që kryeministri se njeh ekonominë

Politikë
Rritja e pagave, Presidenti Meta reagon pas Ramës: Është

Duke marrë shkasë nga një deklaratë e kryeministri Edi Rama se fondi i pagave është rritur me 56%, duke marrë si bazë krahasuese vitin 2006, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se është fatkeqësi që Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen.

Presidenti thotë se fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave.

Meta thotë gjithashtu se krahasuar me shifrat, pagat u rritën 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013, krahasuar me periudhën 2013-2020.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë:

Pyetjes a janë rritur pagat, Kryeministri i përgjigjet me një krahasim të fondit të pagave, që në fillim të vitit 2021 krahasuar me vitin 2006, fondi i pagave pritet të kalojë nga 45.5 miliard lekë, në 71.1 miliard lekë ose një rritje 56%.

I kujtojmë se është një fatkeqësi që Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen.

Fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave.

Zoti Kryeministër, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin shtetëror në vitin 2006 është 28822 lekë, ndërsa në vitin 2013 arrin në 52150 lekë ose një rritje prej 81% me një rritje vjetore mesatarisht 11.6%.

Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020 paga mesatare arrin në 63826 lekë ose një rritje krahasuar me vitin 2013, në 22%, me një rritje mesatare vjetore prej 3.1%.

Pra si shikohet pagat janë rritur mesatarisht për çdo vit 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013, krahasuar me periudhën 2013-2020.

Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë maksimale dhe jo mashtrime elektorale!

ME TE LEXUARAT