Rama: Ligji i medias do miratohet, të interesuar biznesmenët që shantazhohen

Politikë
Rama: Ligji i medias do miratohet, të interesuar biznesmenët që

Kryeministri i vendit Rama përsërit se ligji i medias, i njohur ndryshime si paketa Anti-shpifje do të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Sipas tij, ndonëse ligji nuk zgjidh atë që ai e quajti plagën apo murtajën e shpifjeve dhe fake neës, të paktën iu jep mundësinë, individëve të sulmuar që të mbrohen. Një kategori e interesuar janë biznesmenët siç tha, që shantazhohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës me ministren e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, e cila do të jetë pasuesja e Ramës në krye të OSBE-së, pasi kryesimin vitin tjetër e merr Suedia.

“Ligji do kalojë jo për të mbyllur gojën e gazetarëve, por që të gjithë të flasin dhe të mbrohen ata që janë pjesë e sulmeve të pabaza. Ligji u diskutua për 1 vit dhe me OSBE, u nisëm me modelin gjerman, na u tha që nuk është demokratik, vazhduam me modele kroate dhe të tjera dhe më pas bëmë një shumë demokratik, të mbështetur në konsulencë me OSBE. Sipas këndvështrimit tim ligji nuk trajton plagën apo atë murtajën e shpifjeve, sulmet personale dhe diskriminimin, por ofron mundësinë që njerëzit të mbrojnë veten kur gjendjen të sulmuar. Kur po flisnim për këtë ligj mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit se ata shantazhohen çdo ditë.

Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias. Ajo nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike, ka dhënë disa rekomandime që do i vlerësojmë një nga një dhe do ta miratojmë ligjin, se në këtë xhungël lajmesh të rreme, sulme dhe keqedukim të të rinjve, shkelje të etikës së medias duhet që njerëzit të kenë të paktën të drejtën të mbrohen përballë dikujt që fshihet pas anonimatit dhe burimeve të jashtme. Është e thjeshtë. Kjo nuk mund të vazhdojë, ju këshilloj të gjithëve të shihni filmin: Dilema sociale”,- tha Rama.

ME TE LEXUARAT