Presidenti Trump ndal negociatat për asistencën ekonomike

Bota
Presidenti Trump ndal negociatat për asistencën ekonomike

Presidenti Donald Trump tha se propozimet e demokratëve janë të papranueshme dhe se kishte udhëzuar zyrtarët e administratës të ndalnin bisedimet deri pas zgjedhjeve që mbahen muajin e ardhshëm.

Presidentit Trump nëpërmjet një seri mesazhesh në Tëitter, përfshirë një të mëvonshëm propozonte miratimin e një grupi prej disa projektligjesh të veçanta, në vend të një ligji të vetëm masash, siç u veprua disa herë gjatë këtij viti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nëse më dërgojnë një ligj të veçantë për pagesat stimuluese (prej 1,200 dollarësh), ato do të shkojnë tek populli ynë i mrekullueshëm MENJËHERË. Jam gati ta nënshkruaj që tani. A po dëgjon Nancy?", shkruajti Presidenti Trump.

Nancy Pelosi, kryetarja e dhomës së Përfaqësuesve, ka shprehur preferencën për t'i bashkuar përpjekjet për asistencën ndaj koronavirusit, se sa për t'i menaxhuar nëpërmjet ligjeve të veçanta.

Zonja Pelosi është takuar me Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe zyrtarë të tjerë të administratës, ndërsa dy palët u përpoqën të gjejnë baza të përbashkëta për projektligjet e tyre buxhetore.

Ajo qarkulloi një deklaratë ku kritikohej ashpër njoftimi i Presidentit Trump se po ndalte bisedimet dhe i kërkoi kreut të maxhorancës në Senat, Mitch McConnell, të fokusohej tek konfirmimi i kandidates për anëtare të Gjykatës së Lartë.

Kandidati demokrat për president Joe Biden tha se është Presidenti Trump ai të cilit nuk i intereson të ndihmojë amerikanët, dhe e akuzoi presidentin se nuk po udhëheq gjatë pandemisë.

ME TE LEXUARAT