Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pandemia në qendër të garës Trump-Biden

Ka mbetur më pak se një muaj deri në ditën e zgjedhjeve, shumë amerikanë po votojnë herët, ose përmes postës, ndërsa shumë të tjerë pritet të shkojnë në qendrat e votimit më 3 nëntor.

Joe Biden, kandidati demokrat për president po zhvillon tubime zgjedhore në shtetin e Floridës, ndërsa Presidenti Donald Trump, i cili është ende duke u shëruar nga COVID-19, njoftoi se së shpejti do t’i kthehet fushatës.

“Mos e lejoni koronavirusin t’ju mbizotërojë. Mos e lejoni t’ju kontrollojë jetën. Mos e lejoni të ndodhë. Kemi vendin më të mrekullueshëm në botë. Do të kthehemi. Do të kthehemi në punë. Do të jemi në vijën e parë. Si udhëheqës i juaji e kisha detyrim këtë. E di që është e rrezikshme, por nuk kisha rrugë tjetër. Qëndrova në vijën e parë dhe udhëhoqa”, tha zoti Trump në një video që publikoi në Twitter.

Qasja e Trump ndaj pandemisë është kritikuar nga Joe Biden gjatë një diskutimi të organizuar.

“Këto maska janë të rëndësishme. Shpëtojnë jetë. Parandalojnë përhapjen e sëmundjes. Në vend që të flas për distancimin shoqëror, në postimet e tij shoh thirrje për të mos u shqetësuar për këtë gjë. Ka shumë për t’u shqetësuar sepse 210 mijë njerëz kanë vdekur”, është shprehur Biden.

Analistët politikë shprehin se rezultati i zgjedhjeve do të jetë një referendum mbi mënyrën se si Presidenti Trump menaxhoi pandeminë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet