Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndeshja e Kosovës me Maqedoninë, më shumë se sfidë

Mbëmjen e së enjtes Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut, mbëmjen e së enjtes, ndeshjen gjysmëfinale të playoffit të Nations League për një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Fitorja e afron Kosovën akoma më shumë me fazën finale të Evropianit.
Kjo do të ishte një arritje historike nëse Kosova do të kualifikohet.

Trajneri Challandes ka thënë se kjo sfidë me Maqedoninë e Veriut është më shumë se një ndeshje futbolli.

“Për mendimin tim nuk bëhet fjalë vetëm për një ndeshje kualifikuese, është diçka tjetër sepse jemi në Kosovë, në shtetin e ri të Kosovës dhe skuadra e futbollit është shumë e rëndësishme për këtë vend dhe njerëzit e saj. kemi parë që shumë lojtarë kanë nënshkruar kontrata favorizuese me klube të mirë, por ata nuk duhet të harrojnë kurrë rrënjët e Kosovës dhe çfarë do të thotë të luash me fanellën e Kosovës”, ka thënë Challandes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet