Ndahet nga jeta “Mozarti” i Rock&Roll-it Eddie Van Halen

Showbiz
Ndahet nga jeta “Mozarti” i Rock&Roll-it Eddie Van Halen

Kitarist i adhuruar dhe bashkëthemelues i grupit popullor të rokut Van Halen, Eddie Van Halen, është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Muzikanti amerikano-holandez, 65 vjeç, i ishte nënshtruar trajtimit për kancer në fyt. Grupi i tij, Van Halen, ka qenë i famshëm për këngën e tyre Jump, që pushtoi majat e klasifikimeve amerikane në vitin 1984.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi është dhënë nga djali i tij, i cili e nderoi të atin në median sociale duke thënë se ai ishte babai më i mirë që mund të kishte dëshiruar.

Edhe disa nga emrat më të mëdhenj të rrokut, kanë nderuar atë që konsiderohet si ‘Mozarti’ i rrokut me kitarë në median sociale.

Van Halen kishte lindur në Amsterdam, në Holandë. Ai ishte biri i dy prindërve muzikantë. Ndikimi muzikor i tyre bëri që Van Halen, të luante në piano që kur ishte i vogël. Familja emigroi më pas në Pasadena në Kaliforni, në 1962 dhe morën me vete atje edhe pianon.

ME TE LEXUARAT