Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta në aksion pas takimit me Varhelyi: Do kthej në Kuvend për rishqyrtim Kodin Zgjedhor

Presidenti Ilir Meta vazhdon aksionin e forte politik duke deklaruar se do te ktheje ne Kuvend per rishqyrtim Kodin Zgjedhor te votuar pak dite me pre mes debatesh ne Parlament nga mazhoranca dhe nje pjese e deputeteve te opozites.

Meta ka theksuar se kete vendim te tij ia ka bere te ditur edhe Komisionerit për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi, me te cilin pati nje takim gjate vizites se ti ne Tirane.

Reagimi i Metes:
Kënaqësi të takohesha me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.
E falenderova për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë.

Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit.

E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.
25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit. 🇦🇱🇪🇺

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet