Mësuesja rezulton pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti në Ballsh, frekuentohej nga më shumë se 100 fëmijë

Aktualitet
Mësuesja rezulton pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti në Ballsh,

BALLSH

Një tjetër kopsht është mbyllur në vend, për shkak të koronavirusit. Ka mbyllur dyert kopshti nr. 1 në Ballsh, pasi një mësuese ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë pas infektimit të saj u janë marrë tamponët 12 punonjësve të këtij kopshti. Burime bëjnë me dije se mësuesja e infektuar vinte nga Fieri.

Ndërkohë, mësohet se kopshti, i cili frekuentohej nga më shumë se 100 fëmijë, do të qëndrojë i mbyllur deri në një urdhër të dytë. Ai ishte pa drekë, ndërsa prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët.

ME TE LEXUARAT