"Kujtova se isha në ëndërr" , i pastrehu tregon gjestin fisnik të Salah: Më dhuroi 100 paund

Soft
"Kujtova se isha në ëndërr" , i pastrehu tregon gjestin

Momo Salah është një futbollist fantastik brenda fushave të blerta, por jo vetëm. Të shumta janë gjestet e bukura të yllit të Liverpool, teksa i fundit është i mrekullueshëm. Sulmuesi egjiptian ka ndihmuar një të pastrehë nga ngacmimet që po i bënin disa të rinj dhe në fund i ka dhuruar 100 paund.

Lajmi raportohet nga The Sun, aty ku David Craig, një i pastrehë dhe lypsar, ka treguar ngjarjen. “Disa djem po më shqetësonin dhe Salah e pa gjithë skenën. Po talleshin me mua, më bënin pyetje se pse ndodhesha rrugëve dhe pse lypja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Do të gjejmë një punë’, u shprehën ata duke qeshur dhe duke u tallur me mua. Momo dëgjoi gjithë bisedën, iu afrua atyre dhe iu tha: ‘Mund t’u ndodhë edhe juve një gjë e tillë në të ardhmen‘.

Kur dëgjova zërin e tij e kuptova se nuk isha në ëndërr. Më pas më dhuroi 100 paund dhe u largua. Ai është unik, një legjendë e gjallë. Kam qenë gjithmonë tifoz i tij për aftësitë futbollistike që ka, por tregoi që është një kampion dhe në jetë“, përfundon 50-vjeçari Craig.

ME TE LEXUARAT