Kryetarja e KLGJ takim me drejtueset e organeve të Vettingut: Të përshpejtohet procesi i rivlerësimit të kandidaturave për antëtarë në Gjykatën e Lartë

Politikë
Kryetarja e KLGJ takim me drejtueset e organeve të Vettingut: Të

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka takuar dy drejtueset e organeve të Vetting, Pamela Qirkon e KPK dhe Albana Shtyllën e KPA.

Llagami ka kërkuar një përshpejtim të procesit të vlerësimit të kandidaturave nga sistemi gjyqësor për anëtarë në Gjykatën e Lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, ngritja e Gjykatës së Lartë është prioritet për KLGJ dhe thelbësore vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

NJOFTIMI NGA KLGJ

Takim koordinues i Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor Znj. Naureda Llagami, me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Znj. Pamela Qirko dhe kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Znj. Albana Shtylla

Sot më datë 07.10.2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, ftoi në një takim koordinues kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Znj. Pamela Qirko dhe kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Znj. Albana Shtylla, me qëllim përshpejtimin e procesit të rivlerësimit, të kandidaturave nga sistemi gjyqësor, për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë përveçse është prioritet për Këshillin e Lartë Gjyqësor, kërkon edhe një bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha organeve kushtetuese të cilat garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi. Për këtë arsye, roli i organeve të vetingut është i rëndësishëm me qëllim rritjen e mundësisë së zgjedhjes nga ana e KLGJ-së së kandidaturave më me integritet, profesionalizëm dhe besueshmëri për të shërbyer pranë kësaj Gjykate.

Drejtueset e institucioneve të rivlerësimit kalimtar shprehën angazhimin e tyre për trajtimin me prioritet të subjekteve të rivlerësimit që kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, në përputhje me rregullat procedurale në fuqi.

Funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësor për vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, po aq sa është edhe sigurimi i një aksesi efektiv në drejtësi për qytetarët e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT