Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Komisioneri Varhelyi takon Presidentin Meta, zbardhet tema e bisedës mes tyre

Komisioneri i Zgjerimit pranë Komisionit Evropian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta në selinë e Presidencës.

Komisioneri shkruan në Twiter se ka diskutuar në lidhje me reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë për rrugën e integrimit.

Ai thotë gjithashtu se ka diskutuar edhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

“Diskutova me presidentin Meta për reformat e nevojshme në Shqipëri që do e çojnë vendit drejt integrimit në BE. Biseduam edhe për planin ekonomik dhe investimeve për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Varhelyi.

Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi u takua edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet