Hetime për evazion fiskal në Federatën Gjermane të Futbollit

Sport
Hetime për evazion fiskal në Federatën Gjermane të Futbollit

Policia ka zbarkar në ambientet e Federatën Gjermane të Futbollit (DFB).

Ky veprim ka ndodhur pasi prokuroria e Frankfurtit ka urdhëruar mëngjesin e sotëm kontrolle në bazë të një hetimi për evazion fiskal, ku thuhet se është e përfshirë edhe Federata Gjermane e Futbollit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

200 agjentë policie kanë kryer kontrolle të imtësishme në zyrat qendrore të Federatës Gjermane të Futbollit dhe në një sërë apartamentesh në pronësi të zyrtarëve të lartë të këtij institucioni.

Këto kërkime u përqendruan në 5 rajone të ndryshme si Hessen, Bayern, Niedersachsen, Rheinland-Pfalz, Nordrhein-Ëestfalen, ndërsa momentalisht nuk janë konfirmuar detaje të mëtejshme për rastin.

ME TE LEXUARAT