Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Debati i ashpër në Kuvend/ Gjoni: Erdogan fut hundët në tendera. Valteri: Laj gojën kur flet për gratë me shami

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka folur me tone të forta sot në Kuvend, ku ka hedhur akuza se sipas tij presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, po i afrohet vendit tonë për të kapur tendera, ku ka folur edhe për fenë, kurse ka përmendur edhe gratë e mbuluara.

“Çfarë kërkon Vaherlyi, që Shqipëria të mbesë vetëm me pensionistë si Spartak Braho? Apo me fëmijë kriminelësh, apo me gra të mbuluara islamike? Çfarë kërkon Vaherly?”, tha Gjoni ndër të tjera.

Sipas Gjonit, nëse lejohet ndërhyrja e të huajve si Erdogan në një Republikë laike si Shqipëria, do detyrohen të largohen nga vendit të gjithë njerëzit e shkolluar apo ata laikë.

Pas kësaj deklarate, ka folur edhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, që tha se Shqipëria është shtet laik.

Vasilika Hysi: Do doja t’ju tërhiqja vëmendjen për gjuhën e diskutuar në diskutimin tuaj. Ne deputetët jemi të lirë të flasim, por nuk mund të diskriminosh në bazë të besimit fetar etj. Secili ka të drejtë të besojë, prandaj ju lutem kur ta shikosh sërish fjalën tuaj, do vësh re se keni gabuar.

Ralf Gjoni: Zonja Hysi, ju nuk mund të më tjetërsoni fjalën. Ne jemi vend laik. E kam fjalën për alternativat fetare që ndërhyjnë në politikë. Shqipëria duhet të përgatitet për një skenar të tillë në të ardhmen, në qoftë se nga këtu ikin të gjithë ata që s’kanë lidhje me një fe të caktuar. Mund të them të njëjtën gjë dhe për ortodoksinë. Unë e kam me alternativat fetare të sponsorizuara nga miku i Ramës, Erdogan për të futur hundët në tenderat e Shqipërisë dhe për të detyruar shqiptarët të ikin. Ju ende nuk po kuptoni se çfarë po ndodh në këtë vend e se çfarë mund të ndodhë këtu.
Ndërsa në lidhje me këtë debat ka reaguar edhe deputeti opozitar Halit Valteri, që ka bërë thirrje që feja të lihet jashtë parlamentit.
Halit Valteri: Ralf lëre fenë jashtë parlamentit dhe kur të flasësh për zonja të nderuara me shami laj gojën sepse janë shumë herë me të lartësuara se sa ata që mbron ti. Do isha shumë i nderuar të kisha miqësi me Erdoganin, po ca të bëj se s’më lidh asgjë me të.
E nderuar zonja e seancës njerëz islamofobë mundohuni ti largoni nga kjo seancë. Ralf, jam më shqiptar se ti, por të lutem mos fol këtu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet