Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19/ Shifrat, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave në Itali

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 3.678 raste me koronavirus dhe 31 persona kanë humbur jetën. Dje u regjistruan 2.677 raste të reja dhe 28 të vdekur.

Shumica e rasteve u raportuan në Campania (544), Lombardia (520) dhe Veneto (375). Në total, 3,782 persona janë shtruar në njësitë spitalore në vend dhe 337 në njësitë e kujdesit intensiv.

Në të njëjtën kohë, në deklaratat e tij, Kryeministri italian Giuseppe Conte konfirmoi se maskat tani janë bërë të detyrueshme në të gjitha zonat e jashtme “sepse ka një rritje të rasteve”.

Kryeministri italian shtoi gjithashtu se “tani e tutje, rajonet do të jenë në gjendje të miratojnë masa më të rrepta sesa ato të qeverisë së Romës, ndërsa do të ketë kufizime nëse ata duan t’i ndalojnë ato dhe do të kenë nevojë për miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Nëse dikush jeton në një zonë të largët – në male ose në fshat – nuk mund të veshë maskë. Përndryshe, të gjithë duhet ta marrim me vete kur të dalim jashtë, dhe ta veshim gjithmonë”, tha Conte.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet