Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19 mund të përhapet nga ajri, CDC rishikon udhëzimet

CDC, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, po e pranon tani se COVID-19 mund të përhapet përmes grimcave të vogla në ajër që mund të qëndrojnë pezull deri në disa orë dhe nga një distancë e konsiderueshme.

Covid-19  mund të përhapet kryesisht mes dy personave që janë dy metra larg njëri-tjetrit, përmes stërkalave nga i foluri, frymëmarrja, kola ose të tështirat.

Agjencia i rishikoi udhëzimet në faqen e saj të internetit të hënën, duke përmendur të dhëna nga kërkime të mëparshme, sipas së cilave virusi mund të qëndrojë në ajër përmes grimcave të vogla të ajrit, të njohura si aerosole “në rrethana të kufizuara, të pazakonta”, kur dikush me COVID-19 infekton të tjerë duke qenë më shumë se dy metra larg, ose rrezikon të infektojë pak pasi personi i infektuar të jetë larguar.

Në udhëzimet e saj të rishikuara, përhapja e virusit ndodh në mjedise të mbyllura me qarkullim jo të mirë ajri, sidomos gjatë aktiviteteve që kërkojnë frymarrje të thellë, për shembull fizkulturë, apo kur personi këndon.

CDC bëri një koment të ngjashëm muajin e kaluar për rrezikun e përhapjes nga ajri të koronavirusit, por e tërhoqi më pas, duke thënë se ishte postuar gabimisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet