Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Banka Botërore paralajmëron Kosovën: Varfëria mund të rritet

Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Banka Botërore, ekonomia e Kosovës gjatë këtij viti pritet të tkurret për 8.8 për qind.

“Pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie në eksportin e shërbimeve dhe zvogëlim të investimeve dhe konsumit. Qeveria është përgjigjur shpejt duke siguruar përkrahje për firmat dhe punëtorët, megjithatë punësimi pritet të ulet ndërsa varfëria të rritet” thuhet në raport.

Remitencat në rritje pritet të zbusin ndikimin e tkurrjes ekonomike.

Rimëkëmbja pritet të jetë më e ngadalshme sesa është parashikuar më herët, meqenëse pandemia po zgjat më shumë se që pritej, duke penguar kështu rritjen ekonomike në vitin 2021.

BERZH thotë se arsye për këtë rënie është zvogëlimi i investimeve (9 për qind) sektori i ndërtimit (12 për qind) si dhe ndikimi i pandemisë pothuajse në çdo sektor.

Sipas raportit vlerësimi për rritjen ekonomike mund edhe të duket më i zymtë nëse rastet me COVID-19 rriten dhe ekonomia mund të bllokohet përsëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet