Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident në Lungomare, motori përplaset me makinën, plagoset drejtuesi

Aksident automobilistik në ‘Lungomare’ pranë ish-shkollës së Marinës në Vlorë. Një automjet është përplasur me një motor, teksa ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Mësohet se motori ka humbur drejtimin, nuk ka frenuar në kohë dhe ka goditur “Benz”-in.

Si pasojë është rrëzuar duke mbetur i plagosur. Në humbjen e drejtimit të motorit ka ndikuar edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Drejtuesi i motorit ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet