Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zhdukja e tre kushërinjve në Malësinë e Madhe, dyshohet se Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë ekzekutuar nga i afërmi i tyre

Të tjera detaje dalin në dritë për zhdukjen e 3 të rinjve në Malësinë e Madhë. Burime pranë grupit hetimore në policinë e Shkodrës bëjnë me dije se pas hetimeve ka dyshime të forta se dy djemtë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj.

Sipas burimeve mësohet se Danjel Pepa është parë në Shkodër duke lëvizur me një automjet të shtunën në mbrëmje. Ndërkohë që policia dhe banoret kanë vijuar edhe gjatë ditës se sotme kërkimet por pa rezultat.

Sipas burimeve pranë policisë së Shkodrës sherri ka nisur për parcelat e drogës në Malësinë e Madhe, Danjeli i ka thirrur dy djemtë pranë parcelës së tij në afërsi të Vrithit, ku dyshohet se i ka qëlluar me armë zjarri Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet