Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Një tjetër zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë me koronavirus

Kayleigh McEnany, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se ka rezultuar pozitive për koronavirus.

“Pasi kisha rezultuar vazhdimisht negative çdo ditë që nga enjtja, të hënën në mëngjes rezultova pozitive, por nuk kam simptoma,” tha zëdhënësja përmes një njoftimi në Twitter.

McEnany shtoi se nuk ishte në dijeni të enjten e kaluar se këshilltarja e Presidentit Trump, Hope Hicks kishte rezultuar e infektuar me koronavirus, kur zëdhënësja zhvilloi një konferencë për shtyp. Infektimi i këshilltares Hicks u bë publik të enjten në mbrëmje.

Zëdhënësja Kayleigh McEnany tha se është në vetëizolim dhe se vazhdon të punojë nga shtëpia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet