Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbuloni përse ndiheni të lodhur në një ditë me shi

Një studim në Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë ka treguar se cila është arsyeja përse ndiheni të lodhur dhe nervozë në një ditë me shi.

Shkaku i ndryshimeve hormonale është arsyeja kryesore që zgjimi në mëngjesin me shi është më i vështirë se zakonisht.

Nëse dita është me shi, ka më pak dritë gjatë ditës, andaj trupi ka më pak serotoninë dhe më shumë melatoninë, hormone të cilat janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për gjendjen shpirtërore dhe vigjilencën.

Serotonina është hormon i cili na ofron ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies, energjisë dhe humorit të mirë. Kur niveli i saj është i ulët, shanset më të mëdha janë që do të ndihemi më të përgjumur, më të lodhur dhe përgjithësisht jemi melankolikë.

Melatonina është hormon i cili na ofron ndjenjën e përgjumjes. Kur sytë tanë detektojnë errësirën, ata i dërgojnë sinjal trurit, i cili pastaj liron hormonin e melatoninës i cili i shërben trurit edhe për vendosjen e ciklit të gjumit.

Shkencëtarët theksojnë që në ndryshimet hormonale ka rëndësi edhe tingulli i shiut. Kur tingulli është i qetë apo mesatarisht i fuqishëm dhe i njëtrajtshëm, sikur rënia e shiut, truri ynë e interpreton si sinjal qetësues.

Kjo zhurmë qetësuese do të “mbulojë” disa tinguj më pak të këndshëm të cilët do të na kishin shqetësuar dhe mërzitur, për shembull zhurma e mjeteve apo zërat e njerëzve në rrugë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet