Vrasja e Azem Hajdarit, Cako: Ai ishte i vetmi që hynte atje ku nuk donin Berishën

Politikë
Vrasja e Azem Hajdarit, Cako: Ai ishte i vetmi që hynte atje ku nuk donin

Në rubrikën “Rrethi Katror”, u diskutua për misteret që lidhen me vrasjen e liderit të studentëve dhe ish-deputetit Azem Hajdarit. I ftuar në studio ishte konspiracionisti Alfred Cako, i cili rrëfeu sipas tij dinamikat që kanë ndodhur rreth atyre viteve.

“Unë doja të thoja diçka, nuk më pëlqen shumë të merresha me historinë e pasojave por me historinë e shkaqeve. Deri më tani ajo që është shkruar në lidhje me Azemin, 99% janë thënë për pasojën, ndërsa shkaqet ende nuk janë zbuluar edhe pas gjykimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasja u përpoq të kategorizohet si një vrasje ordinere por në fakt ka qenë një vrasje politike, ku janë përfshirë edhe shërbimet e huaja sekrete për t’i ruajtur asetet e tyre, të cilat Azemi i rrezikonte në politikën e brendshme shqiptare.

Njëkohësisht ishte periudha ku në Kosovë ishte të ndizeshe dhe të agravohej situata mes serbëve dhe shqiptarëve pasi disa muaj pas vrasjes së Azemit ishte vrarë familja Jashari dhe Azemi kishte filluar të ziente.

Azemi kishte kërkuar zgjedhje të tjera, pas atyre të 29 qershorit 97, pasi ai i cilësonte ato si farse dhe zgjedhje të parregullta pasi PD-ja, nuk kishte marrë pjesë në shumë zona elektorale. Ndërsa Berisha që i respektonte porositë e ndërkombëtarëve nuk ishte aq i prirur të ndodhte një gjë i tillë.

Azemi ishte e vetmja figurë politike që udhëtonte i lirë në veri dhe jug. Berisha nuk lëvizte lirisht në jug, ndërsa Nano në veri. Kjo ndodhte sepse Azemi ishte kraizmatik dhe nuk mbante peshën e qeverisjes së gabuar të Partisë Demokratike që atëherë shikohej me urrejtje të madhe për shkak të skemave të fajdeve.

Azemi ishte vetë një djalë keqbërës i PD-së i cili ishte përjashtuar në vitin 1992 kur Berisha kaloi Partinë Demokratike në dorën e një profesori të panjohur, siç ishte Eduard Selami. Më përpara Azemi kishte hatër mbetje me PD-në dhe një çarje me Berishën, për shkak se skema e formimit të PD-së në vitin 1990 ishte në fillim në kryesi ishin 6 studentë, 6 pedagogë dhe dy nga shoqëria civile, ku bënte pjesë dhe Meksi”, tha Cako.

ME TE LEXUARAT