Trump heq maskën ndërsa pozon për foto

Bota
Trump heq maskën ndërsa pozon për foto

Presidenti amerikan u kthye mbrëmjen e së hënës në Shtëpinë e Bardhë pas disa ditësh në qendrën spitalore Walter Reed.

Ai do të vijojë që të marrë trajtimin mjekësor për koronavirusin nga aty.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trump nuk ngurroi që të hiqte maskën ndërsa qëndronte në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë e pozonte për foto, edhe pse ende mund ta transmetojë virusin tek të tjerët.

Përpara se të linte spitalin, presidenti u tha amerikanëve në një postim në Twitter: “Mos kini frikë nga Covid-19. Mos e lini t’ju dominojë jetën…”

Mjeku i tij u shpreh për mediat se kreu i Shtëpisë së Bardhë se nuk mund të quhet ende tërësisht jashtë rrezikut dhe do t’i vijojë mjekimet .

Pas infektimit të Trump, një pjesë e stafit të tij të afërt kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

ME TE LEXUARAT