Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Si të dalim nga lodhja emocionale?

Kjo është një temë e debatuar gjatë dhe kurrë nuk kuptohet sa duhet. Në të shumtën e rasteve lodhja emocionale shkaktohet nga mjedisi shumë i zhurmshëm, puna e vështirë, vështirësitë me menaxhimin e jetës.

Lodhja emocionale na dobëson si fizikisht ashtu dhe mendërisht, ku mund të humbasë arsyeja për të qenë, shkëlqimi dhe spontaniteti i saj. Prandaj, sikur një lloj sensori që aktivizohet në mendje, këtu janë sugjerimet që duhet të zbatohen menjëherë, ose gradualisht, në mënyrë që të rigjeni energjinë dhe dinamizmin tuaj.

Kjo lodhje shpesh shkaktohet nga një ritëm rraskapitës i jetës. Veçanërisht godet ata që duhet të bëjnë udhëtime të gjata në transport publik ose të udhëtojnë shpesh. Ajo gjithashtu ka të bëjë me familje, me një prind të vetëm që administron kërkesat dhe nevojat e jetës: mirëqenia, edukimi i fëmijëve përveç profesionit të tyre, etj.

Disa këshilla të dobishme

Identifikoni dhe emërtoni i shkaqet kryesore të lodhjes suaj.Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten se çfarë është ajo që ju konsumon më shumë energji dhe kohë.

Është mirë të përshkruani pasojat e situatës rraskapitëse në detaje, me shkrim ose thuajani një personi që i besoni, kjo do ju bëjë të ndjeheni më mirë.

Thuajeni me zë të lartë ose me shkrim, për të çliruar ngarkesën emocionale, rendisni gjithçka që ju duket e vështirë për t’u menaxhuar dhe që ju duket e padrejte ndaj juve në lidhje me situatën tuaj.

Praktikojeni sa herë që ndjeni nevojë, kjo do t’ju ndihmojë ta ulni nivelin e presionit.

Ne, shpesh minimizojmë përpjekjet e bëra për t’i bërë ato të durueshme, ose duke i thënë vetes “nuk jam e vetmja/i vetmi, t’gjithë kanë probleme”, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të gjetur relaks psikik.

Përshkrimi realisht i mundimeve do t’ju mundësojë që të gjeni lehtësim për ngarkesën tuaj.

Nuk është për t’u neglizhuar kërkimi i ndihmës ekstreme, në familje, në shoqëri.

Mos harroni të bëni një përmbledhje të progresit: a janë këto kërkesa të mjaftueshme? Çfarë kam neglizhuar? A kam kërkuar ndihmë mjaftueshëm? Kujt mund t’i drejtohem?

Mos e harroni veten, mos minimizoni mundimin tuaj. Askush nuk do të kujdeset për ju në vend tuajin: bëni pushime sa herë që mundeni për të marrë frymë dhe kënaquni me veten, kujdesuni për stilin e jetës tuaj (dieta, aktivitet fizik, meditim, joga, ecje në natyrë, blerje apo çfarëdo tjetër që ju bën të ndjeheni mirë).

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet