Rritet përtej parashikimeve numri i porosive për mallrat gjermane

Bota
Rritet përtej parashikimeve numri i porosive për mallrat gjermane

Numri i porosive për mallrat e prodhura në Gjermani është rritur më shumë sesa është parashikuar gjatë muajit gusht, kanë treguar disa të dhëna të martën, duke rritur kështu shpresat për fuqizim të ekonomisë më të madhe në Evropë, ndërkohë që përballet me koronavirus.

Porositë janë rritur për 4.5 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndonëse ekonomistët kanë parashikuar rritje prej 2.6 për qind.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dhënat kanë sugjeruar se kompanitë gjermane janë duke shënuar përparim drejt niveleve para pandemisë.

Ndërkohë ekonomia gjermane është tkurrur për 9.7 për qind në çerekun e dytë të këtij viti, meqë shpenzimet shtëpiake, investimet e kompanive dhe tregtia, janë dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se rritja e shkallës së infektimit mund të ndalë sërish aktivitetin ekononomik.

Peter Altmaier, ministri gjerman i Ekonomisë, ka paralajmëruar të hënën se Gjermania duhet të shmangë ndaljen e aktivitetit biznesor, ndërkohë që mund të ketë rritje të numrit të të infektuarve.

ME TE LEXUARAT