Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Progres-Raporti/ Rama: Pasqyrë e ndryshme nga pasqyra e atyre që flasin në emër të Evropës

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e ka lexuar ende progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, por thotë se është pasqyrë krejt tjetër e pasqyrave që sipas tij, opozita përpiqet t’u paraqesë shqiptarëve.

Rama iu përgjigj edhe deklaratave të djeshme të përfaqësuesit të Partive Popullore Evropiane, i cili tha se miratimi i Kodit Zgjedhor pa konsensus, hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme.

“Për hir të vërtetës nuk e kam lexuar ende progres-raportin sepse kam qenë i angazhuar gjithë ditën me shumë punë të tjera. Nesër pres komisionierin ku do të diskutoj gjerë e gjatë. Progres raporti është një pasqyrë krejt e ndryshme nga pasqyra që përpiqej t’u vënë përpara shqiptarëve ata që flasin në emër të Evropës por ndërkohë kanë hesapet e luftës për pushtet në radhët e opozitës.

Edhe deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte krejt e kundërta, ndryshe nga se u tha duke paralajmëruar re të zeza mbi Shqipërinë dhe duke hedhur një helm dhe një tym që ta kapi kush ta kapi për të shkuar pas atyre që duan t’i çojnë njerëzit në rrugët e tyre qore në përpjekjet për pushtet, që nuk do t’u dali gjëkundi”- tha Rama nga selia e Partisë Socialiste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet