PD padit vëllain e Ulsi Manjës: Mblodhi ID-të e punonjësve të spitalit

Politikë
PD padit vëllain e Ulsi Manjës: Mblodhi ID-të e punonjësve

Përmes një dalje për shtyp nga selia Blu, Enkelejd Alibeaj bën me dije se mazhoranca është kapur sërish në flagrancë duke shkelur ligjin.

Sipas PD-së, me urdhër të drejtorit Artan Bitri, stafit spitalor i janë mbledhur kartat e identitetit, për arsye sepse duan të pengojnë njerëzit të votojnë në zgjedhje ose të devijojnë votën e tyre.

Alibeaj: Skema e mbledhjes së kartave të identitetit, duke kërcënuar nënat, gratë, kryefamiljarët me bukën e fëmijëve është kriminale. Ajo ka për të dështuar. Njësoj siç dështoi në mënyrë spektakolare skema për ndryshimin e qendrave të votimit të mijëra e mijëra votuesve në të gjithë vendin, pas denoncimit në emisionin tjetër investigativ “Boom”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edi Rama, që sot flet për rritje pagash, për ulje taksash, për investime dhe vende pune e ka provuar veten në këto 7 vjet që është një mashtrues i rëndomtë dhe një politikan i pabesë.

Ai nuk ka për të mbajtur asnjë premtim, siç nuk mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, premtimin për shëndetësinë falas, për legalizimet falas, për uljen e taksave dhe rritjen e pagave dhe pensioneve këto 8 vjet. E vetmja strategji elektorale e tij është mashtrimi, kërcënimi i administratës, bashkëpunimi me kriminelët.

Si fillim, Drejtori i Spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri, do të dërgohet menjëherë për ndjekje penale. Vëllai i Ulsi Manjës gjithashtu, Hasan Manja, i Kujdesit Shëndetësor do të kallëzohet në prokurori për shkeljen e ligjit. Vëllai i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve ka shpërndarë formularin e Partisë Socialiste tek mjekët, infermierët dhe stafi shëndetësor në Dibër, duke i detyruar të gjejnë njerëz për të votuar për Edi Ramën. Kjo është plotësisht e ndaluar nga ligji dhe këta të dy do të përballen me drejtësinë. Çdo person tjetër që do t’i bindet këtij pushteti të kalbur për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve ne zgjedhje nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë. Në 26 prill, Edi Rama nuk do të ketë fuqi të mbrojë askënd!

ME TE LEXUARAT