Nisma Thurje largon Rudina Hajdarin, bashkëpunimi merr fund pas grushtit në foltoren e Kuvendit

Politikë
Nisma Thurje largon Rudina Hajdarin, bashkëpunimi merr fund pas grushtit

“Nisma Thurje” dëbon deputeten Rudina Hajdari. Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, në edicionin e lajmeve në EuroNews, la të kuptohej që pas ngjarjeve të djeshme në parlament, “Nisma Thurje” nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me deputeten.

Pas një falënderimi për gjithë këmbënguljen që Hajdari bëri për hapjen e listave gjatë kësaj kohe, Soko u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi. Kështu, ai e tha në mënyrë indirekte se bashkepunimi mes tyre tashmë ka marrë fund.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky vendim vjen një ditë pas sjelljes dhe fjalimit të Rudina Hadajrit në Kuvend, e cila kundërshtoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Hajdari akuzoi deputetët dhe qeverinë për pazare, dhe bëri thirrje për bojkotimin e seancës.

Ndërkohë, deputetja kishte nisur edhe fushatën për zgjedhjet e ardhme të 25 prillit të vitit 2021. Javët e fundit ajo është shfaqur në takime me qytetarët, të cilëve iu ofroi edhe një alternativë të re. Por, mesa duket edhe këtë herë gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të Hajdarit. Nuk dihet ende se ku do të pozicionet deputetja për zgjedhjet e ardhshme.

ME TE LEXUARAT