Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Naftëtarët në ditën e 9 të grevës, ish-deputetja thirrje ndërkombëtareve

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në një postim në facebook i ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të interesohen për jetën e naftëtarëve, të cilët kanë hyrë në ditën e 9 të grevës së urisë.

Ajo i ka kërkuar ndërkombëtarëve që të mos merren me gënjeshtrat e Ramës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që t’i japin naftëtarëve ato që meritojnë.

Postimi i plotë:
Dita e 9 e grevës së urisë për Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit.
Dita e 9 që nuk marrin përgjigje e as garanci nga shteti.

Çështë ky shtet e kjo qeveri që lë në mëshirë të fatit më shumë se 900 familje për të mbrojtur interesat e oligarkëve?

Me çfarë do i mbajnë familjet e ushqejnë fëmijët këta naftëtarë kur kanë 13 paga pa marrë? Gjyqet i kanë fituar, statusi i naftëtarit duhet ti mbrojë, por rilindja i lë në mes të katër rrugëve.

Mashtrimet e gënjeshtrat e Ramës e rilindjes vazhdojnë, ndërkohë që zgjidhje nuk jepen.

Jepuni naftëtarëve atë që u takon, shpërblejuni djersën e sakrificën.

Asnjë interes privat nuk mund e nuk duhet të jetë mbi interesin e qytetarëve tanë.

Unë sot i bëj thirrje të gjitha institucioneve që duhet të zbatojnë vendimet e gjykatave të bëjnë detyrën. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë çfarë po ndodh me pagat e naftëtarëve.

I bëj thirrje edhe partnerëve tanë ndërkombëtar, që humbin kohë me gënjeshtrat e Ramës, të interesohen për jetët e këtyre naftëtarëve.

Ju siguroj se mirëqenia e tyre është më e rëndësishme se çdo hile elektorale e Edi Ramës e se një fjalë e tyre është më me peshë se të mbledhësh bashkë fjalimet e rilindjes në katër vite.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet